Trepça, Foto: Valon Fana/KALLXO.com
Pas paralajmërimit për protesta nga minatorët, Qeveria ndanë 4 milionë euro për Trepçën
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës një ditë pasi Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka paralajmëruar protestë para ekzekutivit kosovar.
Kryeministri, Albin Kurti tha se ky vendim ka ardhur pasi ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat, dhe se punëtorët kanë mbetur që 3 muaj pa paga.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra” – tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 14.08.2024.
Kurti tha se duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka.
Minatorët kanë paralajmëruar se nesër më 15.08.2024 do të protestojnë për paga, para Qeverisë së Kosovës.
Minatorët e Trepçës kanë bojkotuar punën që nga data 10.07.2024 pasi ndërmarrja nuk ua paguajti pagat.
Minatorët e Trepçës do të protestojnë para qeverisë të enjten