Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Pas Panamasë e Kosta Rikës, presidentja Osmani udhëton drejt SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Uashington. Ajo atje do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Konferencës së Munihut.

Sipas njoftimit të Presidencës, në Shtetet e Bashkuara presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe për forcimin e partneritetit transatlantik.

“Përgjatë konferencës presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut për të diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. rtklive