Skenë nga baleti “Tango Nights”. Foto: BKK.
Pas Nju Jorkut, shfaqja e baletit “Tango Nights” vihet në skenë edhe në Prishtinë
03.9.2024 - 13:57
Pas Nju Jorkut, shfaqja “Tango Nights” me koreografi të Chiara Ajkun shfaqet si premierë sot, më 03.09.2024, në Prishtinë.
Kjo shfaqje e Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK) jepet në ora 20:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
“’Tango Nights’, u shfaq si premierë në Nju Jork, në maj të këtij viti në bashkëpunim me trupën amerikane ‘Ajkun Ballet Company’ dhe e njëjta shfaqje, do të vihet në skenë edhe për publikun tonë”- thuhet në njoftimin e BKK-së.
Baleti “Tango Nights” do të shfaqet edhe nesër më 04.09.2024, në ora 20:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.