Pas një vetaksidenti, një person goditet për vdekje në Deçan

Një person ka vdekur pasi i njëjti është goditur nga një veturë në rrugën Gjakovë-Deçan, përkatësisht në fshatin Rastavicë.

Sipas policisë, deri te goditja e tij erdhi pasi i njëjti shkaktoi një vetaksident.

“Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan” – njoftoi policia.

“Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima  kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës” – vijon njoftimi.

Sot rreth orës 01:50 minuta  Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. I njëjti, sipas forcave të rendit ishte dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.