
Pas një mosmarrëveshje i vuri flakën veturës, arrestohet
28.3.2023 - 10:04
Një burrë nga Kamenica është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje me një tjeter person, në shenjë revolte, i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:23.