Ilustrim

Pas mosmarrëveshjes për pronë, i dyshuari gjuan me armë xhiron dhe e poston në rrjete sociale

Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armës.

Kjo pasi që i njëjti dje në mbrëmje në fshatin Matiqevë të Komunës së Suharekës kishte gjuajtur me armë zjarri, proces të cilin e kishte xhiruar e më pas edhe e kishte publikuar në rrjete sociale.

Këtij akti i kishte paraprirë një mosmarrëveshje fillimisht e cila lidhet me çështje pronësore.

I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së babait të tij.

Njësitet policore më pas kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 milimetra.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.