Pas mosmarrëveshjes gjuan me armë në ajër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia e Kosovës në raportin ditor, ka njoftuar se minutat e parë pas mesnatës së ditës së djeshme dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me një person tjetër, ky i fundit kishte shtënë me armë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sfeqël në Komunën e Podujevës.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 85 copë fishekë ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.