Ilustrim

Pas mosmarrëveshjes famijare, i dyshuari në Klinë gjuan me armë në afërsi të shtëpisë së viktimës

Për shkak të një mosmarrëveshje familjare, një person në Klinë ka shtënë me armë zjarir në afërsi të shtëpisë së viktimës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje më këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit, kanë shtënë me armë në afërsi të shtëpisë së viktimës me të cilin kishin mosmarrëveshje.

Sipas ankuesit, i gjithë incidenti a ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes të cilën e kishn me të dyshuarit para disa ditëve.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshauve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe dy fishekë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.