Foto: Policia e Shtetit Ilustrim
Pas konfliktit me disa persona i dyshuari gjuan me armë në ajër, arrestohet
Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Një pistoletë është konfiskuar ndërsa 37 vjeçari Xh.C është arrestuar.
Sipas Policisë së Shtetit, fillimisht 37 vjeçari ishte konfliktuar me disa persona dhe më pas kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.