Pas koalicionit LVV-PDK në Gjilan, Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal

Arianit Sadiku nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ai arriti që të marrte 18 vota nga 35 asamblistë që morën pjesë në votim.

Pos Arianit Sadikut në garë për të parin e Kuvendit Komunal ishte edhe Shpresa Emini nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Emini arriti që të merrte 17 vota.

Sot gjatë ditës KALLXO.com ka raportuar për lidhjen e një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në bazë të kësaj marrëveshje Partia Demokratike e Kosovës pritet të marrë postin e nënkryetarit të Komunës dhe katër drejtori.

Seanca e Kuvendit Komunal pritej që të mbahej gjatë ditë së djeshme por për shkak të mosmarrëveshjeve politike seancë fillimisht ishte shtyrë për ditën e premte por u vendos që kjo seancë të mbahej gjatë ditës së sotme.