Pas kërkesës për largim të ushtrisë serbe nga kufiri, Presidentja Osmani: SHBA gjithmonë qëndrojnë pranë popullit të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osman ka shkruar në rrjetin social ‘X” se mirëpret deklaratën e Administratës Amerikane që i kërkon Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj.
Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tjerë për sigurinë e vendit.
Po ashtu presidentja Osmani ka thënë se mirëpret deklaratën e administratës amerikane dhe aleatëve tjerë për vënë para drejtësisë kryerësit sulmit terroriste kundër Policisë së Kosovës, për të ulur tensionet.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”- ka shkruar Presidentja Osmani në ‘X”.
Uashingtoni i bëri sot thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.
1/ The United States always stands by Kosovo & its people.
I welcome the clear statement by the Biden Administration, calling out Serbia’s highly destabilizing actions against 🇽🇰:
➡️ Calling for accountability for those who planned & carried out the attack against 🇽🇰 Police.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 29, 2023