Pas kërcënimit të kryeministrit vjen reagimi i Policisë së Kosovës

Dy pjesëtare të njësive të reagimit të shpejtë, janë dërguar në mbrojte të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, fillimisht ka shtuar masat e sigurisë personale të kryeministrit, përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të kryeministrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siguria e kryeministrit të Kosovës u rrit që nga dita e djeshme kur u raportua për kërcënimin ndaj tij.

Kërcënimi ndaj kryeministrit është duke u hetuar tashmë nga Policia e Kosovës.

“Pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, Policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dje gjatë ditës u raportua për shtimin e numrit të zyrtarëve policorë në mbrojtjen e kryeministrit të Republikës.

Qeveria e konfirmon: Kryeministri Kurti është kërcënuar