
(Ilustrim) - Mbledhja e Qeverisë - Foto: ZKM
Pas katër vjetësh si u.d, Arben Krasniqi emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit (ZKM) nga Qeveria e Kosovës.
Emërimi është bërë në mbledhjen e Qeverisë më 27.11.2024.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se propozim-vendimi është në harmoni të plotë me Ligjin për zyrtarët publik.
Që nga vitin 2021 e deri më tani Arben Krasniqi ka qenë ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në ZKM.
Arben Krasniqi kishte zëvendësuar Fitim Krasniqin të cilit nuk i ishte vazhduar mandati nga Qeveria Kurti, ndonëse këtë pozitë e kishte mbajtur për 16 vjet rresht. Ai ishte emëruar sekretar në nëntor 2005.
Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi nga opozita dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile për emërimin e ushtruesve të detyrës në poste drejtuese brenda institucioneve publike.
Sekretari i Qeverisë mbetet pa punë, nuk i vazhdohet mandati