Pas kaosit të djeshëm, kjo është situata te Qendra e vaksinimit '1 Tetori'

Situata në Qendrën e Imunizimit në Prishtinë sot është e qetë përkundër dje kur u raportuan tollovi e turma të mëdha qytetarësh.

Sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, shihet se sot nuk ka fluks të madh qytetarësh ndërsa brenda Qendrës lejohen vetëm personat e moshuar të cilët janë regjistruar në platformën e-Kosova e më pas telefonuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme është kritikuar në masë të madhe menaxhimi i sistemit të imunizimit për shkak të grumbullimit të qytetarëve në numër të madh.

Po ashtu dje Ministria e Shëndetësisë ishte arsyetuar se grumbujt e qytetarëve i kanë shkaktuar qytetarët që kanë ardhur nga komunat e tjera.

Lista se ku mund të vaksinohen qytetarët nëpër komuna, vaksinimi vazhdon edhe gjatë vikendit  

Distanca nuk mbahet as brenda sallës ‘1 Tetori’ – FOTO

Shoqëria Civile, thirrje për menaxhim të duhur të vaksinimit për ruajtjen e shëndetit publik

FOTO: Vendosen rrethoja te salla “1 Tetori”