Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas interesimit të KALLXO.com, KQZ decertifikoi kandidatin e Listës Serbe në Kllokot

KALLXO.com sot gjatë ditës raportoi se Zharko Dejanoviq, kandidat i Listës Serbe për asamblenë e komunës së Kllokotit, është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse ndaj tij ka një aktgjykim dënues të plotfuqishëm.

Por, sot mbledhjen e radhës, KQZ mori vendim për decertifikimin e kandidatit të Listës Serbe.

KALLXO.com kërkoi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të konfirmuar se ndaj kandidatit, Zharko Dejanoviq kishte një vendim të plotfuqishëm dënues. Ndërsa, KGjK tha se kishte ka ndodhur një lëshim teknik nga ana e tyre.

Pas interesimit të KALLXO.com, KGjK ka kërkuar nga KQZ që ta decertifikoj kandidatin e Listës Serbe, Zharko Dejanoviq.

“Për rastin të cilit ju i referoheni, është konstatuar se ka ndodhur një gabim teknik me rastin e procedimit të të dhënave nga Gjykata përkatëse”, thuhej në përgjigjen e KGJK-së.

Bashkë me Zharko Dejanoviqin në zgjedhjet e 17 tetorit, kishte kandiduar edhe vëllai i tij, Bozhidar Dejanoviq. Të dy vëllezërit, janë të dënuar me nga Gjykata e Gjilanit për dëmtim të varrezave.

Si rezultat i këtij dënimi, Bozhidar Dejanoviq ishte larguar nga listat e kandidatëve të certifikuar, mirëpo e njëjta gjë nuk kishte ndodhur fillimisht edhe më vëllain e tij, Zharko Dejanoviqin.

Huqja e KGjK-së, e certifikoi anëtarin e dënuar të Listës Serbe

www.kallxo.com