Pas interesimit të KALLXO.com, komuna e Gjakovës rregullon pengesat e parkingut në trotuar

Një qytetar të premten e javës kaluar, më 20 nëntor, ka dërguar video në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihen të vendosura pengesat ‘anti-parking’ në trotuarin e shkollës fillore ‘Kelmend Rizvanolli’ në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Gjakovë.

Në këto dy video, shihet që këto pengesa nuk janë të vendosura si duhet dhe fare lehtë mund të zhvendosen nga vendi ku janë vendosur.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në komunën e Gjakovës për të pyetur për këto pengesa, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, komuna nuk ka kthyer përgjigje.

Por, pas pyetjeve të dërguara, edhe pse komuna nuk ka kthyer përgjigje, pengesat janë ‘rregulluar’ duke i vendosur çimento përmbi.