Pas informatave për kanosje, policia ndërmerr masa

Policia e Kosovës ka thënë se po trajton çdo informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Sipas policisë të gjitha veprimet e nevojshme, policia i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.

Edhe në Spitalin e Mitrovicës pati kërcënime ndaj stafit mjekësor

Kërcënohet me sulm Spitali i Vushtrrisë, e ruajnë forcat e rendit