Pas incidenteve e rrahjeve, ri-hapet Xhamia në Halabak të Podujevës

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar se Xhamia e Halabakut është hapur dhe tani e tutje është në shërbim të besimtarëve sikurse të gjitha xhamitë e komunës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka falënderuar besimtarët për mirëkuptim.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë njofton opinionin se Xhamia e Halabakut është hapur dhe tani e tutje është në shërbim të xhematit sikurse të gjitha xhamitë e komunës tonë. KBI Podujevë falënderon xhematin për  mirëkuptim dhe kontribut të vazhdueshëm në të mirë të komunitetit”- thuhet në njoftim.

Mbyllja e kësaj Xhamie ndodhi  pas ngjarjes së 18 shkurtit pasi një person u rrah në ambientet e xhamisë ndërsa ky rast paraqet njërin prej rasteve të para ku BIK obligohet të mbyllë xhaminë deri në zgjidhjen e problemeve në mes komunitetit dhe imamit  të zgjedhur nga BIK.

Në këtë fshat disa nga banorët kishin vendosur që të refuzonin të kryenin ritet fetare pas imamit të autorizuar nga BIK në Podujevë, Hyzdri Murseli.

Kjo pasi këtë të fundit, një grup banorësh nuk po e konsideronin të denjët për tu falur dhe për të kryer ritet fetare.

Problemet në fshati me imamin nisën kur nisi edhe incidenti i parë i raportuar vitin e kaluar.

Në atë kohë një palë drita kishin qenë nisma e një problemi me imamin që ishte autorizuar nga Këshilli Bashkësisë Islame në Podujevë.

Sfidat e ri-hapjes së xhamisë në Halabak pas rrahjeve dhe incidenteve