Banjo e QKMF-së, tetor 2020

Pas hulumtimit të " Jeta në Komunë" rregullohet gjendja e banjos së QKMF-së në Junik

Një gjendje jo të mirë e kishte pasur Qendra e Mjekësisë Familjare në Junik kur ishte vizituar nga ekipi i emisionit, “Jeta në Komunë” në fund të muajit gusht.

Në fotot e realizuara në banjot e kësaj QKMF-je nuk kishte pasur sapun, dezifektues e as dritë.

Banjo e QKMF-së në Junik

Por kur hulumtuesit e “ Jeta në Komunë” ishin kthyer përsëri për të vizituar këtë banjo, më 20 tetor, drita ishte rregulluar, sapuni dhe dezifektuesi ishin vendosur.

Gjendja e banjos në QKMF, tetor 2020

Me këtë gjetje ishte përballur edhe kryetari i Junikut gjatë emisionit, “ Jeta në Komunë” i cili kishte pretenduar se ishte një “ lëshim”.

“Unë mendoj që është lëshim i momentit, përndryshe do ta sheh drejtori dhe do ta sheh. Secili e bren ndërgjegja. Është rast i izoluar”, tha ai.