Foto:KALLXO.com

Pas hulumtimit të “Drejtësia në Kosovë”, sot dalin para gjykatës 33 të akuzuar për kontrabandë

33 të akuzuarit nga  Prokurorisë Speciale për kontrabandë, ryshfet e keqpërdorim të detyrës, do të dalin sot para Gjykatës së Prishtinës.

Aktakuza ishte ngritur më 18 maj 2020, pas hulumtimit të realizuar nga “Drejtësia në Kosovë” për kontrabandën në komunat e  veriut të vendit.

Në janar të vitit 2019, “Drejtësia në Kosovë”,  transmetoi filmimet ku në dy pika të karburanteve dhe në një dyqan mallrash në Leposaviç rrjeti i policëve pranonin deri në 200 euro për të mundësuar rrugë të lirë për kamionët e kontrabandës. Në link  mund të shihet dorëzimi i parave.

Duke bashkëpunuar me disa qytetarë serb të zonës ekipi kishte arritur të faktonte se kontrabandistët kontaktonin në telefon me shefat e ndërrimeve të Policisë Kufitare dhe nga ta u garantohej rruga e lirë për kontrabandës. Pjesë e raportimit ishte edhe transmetimi i pamjeve nga rrugët ilegale ku dhjetëra kamion të kontrabandës futeshin në Kosovë.

Në link shih kamionët duke qarkulluar.

Hetimet e Policisë Kufitare dhe IPK-së kishin rezultuar me operacionin e majit 2019, ku disa policë ishin arrestuar ndërsa gjatë operacionit një polic ishte plagosur.

Hulumtimin e emisionit “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në këtë link.

Ky hulumtim u trannsmetua në tre seri,  të dytën mund ta gjeni këtu dhe të tretën në këtë link.

Aktakuza e ngritur më 18 maj 2020 ka përfshirë 33 persona me inicialet Z.S., B.N., A.H., A.M., M.M., O.K., R.M., D.S., D.K., J.S., Z.B., B.M., A.P., Z.R., K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M., B.L., N.G., I.J., J.M., M.J., N.B., N.J., S.I., Xh.J., A.I., B.U., B.M. dhe F.I..