Foto: Ilustrim

Pas gjobës kanos zyrtarët policorë, sulmon fizikisht njërin prej tyre

Policia e Kosovës njofton se një burrë i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti pas pranimit të tiketës kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë, ndërsa njërin prej tyre edhe e ka sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 4:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.

Tutje Policia njofton se zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.