Foto: Doruntinë Maloku/Facebook

Pas gjashtë dështimeve, LDK pret të hënën ta kalojë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Gjashtë herë dështoi që t’i siguroj 61 vota, por si duket, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e cila udhëheq me qeverinë e Kosovës, ka siguruar votat për kalimin e një projekt-ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Kështu tha të enjten mbrëma, Arben Gashi, shef i grupit Parlamentar të LDK-së.

“Në emër të 61 deputeteve nënshkrues, sot kam kërkuar seance të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkembje ekonomike”, shkroi Gashi në Facebook.

Avdullah Hoti u ngjitë në kryeministri më 3 qershor ndërsa, ndër pikat kryesore të programit qeverisë ishte rimëkëmbja ekonomike, pas pandemisë COVID-19.

Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike.

Publiée par Arben Gashi sur Jeudi 8 octobre 2020