Foto: KALLXO.com, Menza e Studentëve

Pas dy viteve servohet ushqimi brenda në menzën e studentëve

Qendra e Studenteve në Prishtinë ka njoftuar se nga sot studentët mund të ushqehen brenda hapësirave të menzës.

Kjo pasi që 2 vite studentët janë servuar në formën “merr me vete”.

“Në vendimin e fundit të marr nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e masave me covid19, Qendra e Studentëve njofton studentët banues se nga data 01 mars 2022 ushqimi në mensë do të servohet brenda restaurantit të mensës”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e mos servimit me ushqim brenda menzës ishte për shkak të rekomandimeve nga IKSHPK për luftimin dhe parandalimin e virusit COVID-19.