Dogana e Kosoves

Pas dorëheqjeve, Dogana dërgon staf shtesë në Jarinjë e Bërnjak

Pas ofrimit të dorëheqjeve të 11 zyrtarëve të Doganës së Kosovës, nëntë serb e dy boshnjak në pikat e kalimit kufitar Jarinjë dhe Bërnjak është alokuar staf shtesë.

Zëvendësimi i zyrtarëve qe ofruan dorëheqje tashmë veç është bërë.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ditën e ofrimit të dorëheqjeve të zyrtarëve të Doganës, ekipi i KALLXO.com kishte qëndruar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.

Aty ishte parë që kontrollet e nevojshme ishin duke u bërë.

Siç mëson KALLXO.com dorëheqjet ishin dërguar te shefi i ndërrimit në pika kufitare ku edhe janë të vendosur doganierët ndërsa të njëjtat më pas do të barteshin te Dogana e Kosovës.

Që nga 5 nëntori, zyrtarë serbë që kanë punuar në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kanë ofruar dorëheqjet e tyre pas suspendimit që iu bë ndaj drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Ai dyshohej se kishte sabotuar dhe kishte bërë thirrje për rezistencë kur mohoi të shqiptoj fletë- qortime për qytetarët serb që kanë të regjistruara veturat e tyre me tabela ilegale.

11 doganierë serb japin dorëheqje

www.kallxo.com