Ilir Peci, Zvecan
Pas djegies së veturave, Kryetari i Zveçanit: Ministri mund të flasë lehtë nga Prishtina
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka kritikuar qeveritarët për mungesë interesimi për ngjarjet që ndodhën në këtë komunë, ku në orët e hershme të mëngjesit dy vetura zyrtare u dogjën nga persona të maskuar.
“Rasti ka ndodhur pas mesnatës. Nuk kam pranu asnjë telefonatë askush nga Qeveria nuk ka ardh me pa çka ka ndodhë”- tha Peci, derisa i përgjigjej pyetjeve të Kallxo.com për situatën e sigurisë në vend.
Peci komentoi edhe deklarimet që here pas herë vijnë nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, se veriu qshtë i sigurtë dhe i qetë.
Duke iu referuar rastit të fundit, Peci tha se vazhdon të ketë incidente në Zveçan.
“Nuk jam t’u thanë se jemi shumë më keq se që kemi qenë, por jo edhe më së miri por jo qashtu qysh po thotë ministri. Ai mundet me folë lehte nga Prishtina, faktet janë këtu realitet kjo që po ndodhë sot. Me policinë kemi raporte të mira por nuk kemi mjaftueshëm policë në komunë” – thotë Peci.
Peci tha se në Komunën e Zveçanit ditëve të fundit ka nisur edhe takimet dhe dëgjimet publike për aspektin buxhetor, ndërsa kjo vjen si formë për të tentuar që t’i frikësojnë qytetarët për të mos marrë pjesë në këto takime.
Kryetari thotë se kërkoi mbrojtje e afërt, por ju refuzua pa ndonjë arsyetim nga Policia e Kosovës.
“Kam bërë kërkesë dy herë zyrtarisht dy herë më është refuzuar nuk e di arsyen, më kanë thënë se nuk e shohin se jam i rrezikuar”- tha Peci.
Ai tha se kryetari i Mitrovicës së Veriut ndonëse ka afër pjesën e jugut, sërish ka mbrojtje të afërt.
“Nuk jam kundër kësaj. Katër kryetarët duhet të kenë mbrojtje të afërt. Kam pasur kërcënime mi’ kanë lanë në makina përmes telefonave dhe numrave i kam dorezuar të gjitha në polici. Vetë faktin që më ështe refuzu kërkesa duke e ditë që komuna e Zveçanit është një vend me siguri jo të plotë besoj se është”- u përgjigj Peci pyetjeve se a është kjo çështje që pçrdoret edhe politikisht meqençse ai vet i takon një partie tjetër, jo asaj që është në qeverisje të përgjithshme.
Policia e Kosovës në mëngjesin e 26.07.2024, bëri të ditur se kanë nisur hetimet për djegien e dy veturave komunale.
Raste të djegieve të veturave në veri të vendit janë regjistruar edhe më herët në veri.