Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Pas deklaratës së Hotit për kufizim të levizjes reagon Shpend Ahmeti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e mbajtur sot para mediave tha se katër komunave do t’u kufizohet lëvizja.

Prishtina, Ferizaj, Prizreni dhe Vushtrri do të kenë lëvizje të kufizuar me ndalesë qarkullimi nga ora 21 deri në orën 05.

Hoti këtë vendim e mori në bashkëpunim me institucionet shëndetësore.

Por, pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ai tha se për këtë vendim duhej të informoheshin më herët.

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, shkroi Shpend Ahmeti në Facebook pak minuta pasi Hoti komunikoi masat e reja.

Kufizohen lëvizjet në katër komuna