Foto: Gazmend Morina/facebook

Pas Debatit Pernime, reagon Gazmend Morina

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Pastrimit “Uniteti” në Mitrovicë, gazmend Morina ka reaguar pas deklarimeve të jeta Xharrës në emisionin Debat Pernime.

“Edhe sa jam merr me gazetari edhe tash që kryej një punë tjetër, Jeta (besoj e cytur nga dikush afër saj) ka merak me u merr me mua. Sonte në emision paska thanë që filani me mbanë në punë mua, e fjala publike ka përgjegjësi në këtë rast. Le t’i qesim faktet ligjore përpara, nëse kjo ka drejtë unë jap që nesër dorëheqje nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në KRM “Uniteti”, në të kundërtën i ka hije me më kërku falje publike. Sa për arrestim, mbarë opinioni e din që është proces i montuar prej njeriut, nga i cili edhe kjo dikur ka pas zullum ne Skenderaj si gazetare”, ka shkruar në “Facebook” Gazmend Morina.

KALLXO.com ka raportuar në të kaluarën se Gazmend Morina ishte arrestuar nga krimet ekonomike.

Arrestohet Gazmend Morina, kryeshefi i Kompanisë së Pastrimit në Mitrovicë

Ky është emisioni i plotë Debat Pernime.

Programi i Albin Kurtit #DebatPernime

Programi i Albin Kurtit #DebatPernime

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 26 septembre 2019