FOTO DIBRAN HOXHA-FCB

Pas arrestimit të vëllait, flet Dibran Hoxha për KALLXO.com

Në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës njoftoi se një person i cili po kërkohej ndërkombëtarisht për trafikim me narkotik është arrestuar në rajonin e Prizrenit.

KALLXO.com mësoi se bëhej fjalë për vëllain e Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.

Ky i fundit në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë se vëllai i tij Sh. Hoxha që disa vite është në Kosovë dhe se është dorëzuar vullnetarisht.

“Më vije të qesh me këtë shtet. Personi është vetë dorëzuar e quajnë arrestim por se dinë se vëllai im ka jetu që katër vite e gjysmë e ka qenë në kërkim. Atëherë pse e lanë kaq gjatë arrestimin?”, tha Hoxhaj në një prononcim për KALLXO.com.

Policia e Kosovës njoftoi sot se pas një informacioni që kishin marrë, kishin rezultuar me arrestimin e të dyshuarit në këtë rast vëllain e Dibran Hoxha.

I njëjti po kërkohej nga shteti i Sllovenisë nën dyshimin për trafikim të narkotikëve.

I kërkuar nga INTEREPOL-i, arrestohet vëllai i Dibran Hoxhës i njohur si ‘Kobra’