Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Pas ankesës së familjarëve, po hetohet vdekja e një burri në spitalin e Gjakovës

Policia e Kosovës po heton një rast të një vdekjes në Spitalin Regjional të Gjakovës.

Policia njofton se kishin pranuar një raportim nga disa familjarë për një rast me dyshimin së viktima nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në Gjakovë.

Viktima ka vdekur më 18.11.2024 në spitalin regjional të Gjakovës, ndërsa rasti është raportuar në Polici më 04.12.2024.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast në raportin e saj e ka klasifikuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe hetim i vdekjes.