Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas ankesës së BIRN/IKS, Lëvizja Vetëvendosje gjobitet me 300 euro nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova ka gjobitur me 300 euro Lëvizjen Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Kjo pasi Berat Lahu, Fisnik Krasniqi dhe Valon Svirca, të cilët janë asamblistë në Komunë e Prishtinës dhe të Obiliqit, në ditën e zgjedhjeve, 14 nëntor në profilet e tyre në Facebook kanë bërë thirrje që të votohet subjekti i tyre politik.

“Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 300 euro [..], me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Tutje, të njëjtit njoftuan se LVV detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguajë në një afat prej 15 ditësh