Pas ankesës së BIRN/IK, LDK dënohet me 1,000 euro gjobë nga PZAP për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova ka gjobitur me një mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas vendimit, kandidatët për Kuvend Komunal nga LDK, Hazibije Shala dhe Burim Krasniqi nga Rahoveci kanë postuar dhe sponsorizuar postime me anë të të cilave kanë kërkuar që qytetarët t’i votojnë ata.

“Me datë 17.10.2021 kandidatët për kuvend komunal nga ky subjekt Hazibije Shala dhe Burim Krasniqi nga Rahoveci kanë thyer heshtje zgjedhore , ku me anë të rrjetit social Facebook kanë sponsorizuar postime me anë të të cilave kanë kërkuar nga qytetarët që ti votojnë të njëjtit . Këto postime të sponsorizuara u janë shfaqur përdoruesve të rrjetit social Facebook në ditën e zgjedhjeve dhe në këtë mënyrë konsiderojmë që ka ndikuar tek të njëjtit për mënyrën e votimit . Ankesave u kanë bashkangjitur edhe fotografi si dëshmi”, thuhet në vendim.

LDK pas vendimit ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

“Me datë 17.10.2021 kandidatët për kuvend komunal nga ky subjekt Hazibije Shala dhe Burim Krasniqi nga Rahoveci kanë thyer heshtje zgjedhore , ku me anë të rrjetit social Facebook kanë sponsorizuar postime me anë të të cilave kanë kërkuar nga qytetarët që ti votojnë të njëjtit . Këto postime të sponsorizuara u janë shfaqur përdoruesve të rrjetit social Facebook në ditën e zgjedhjeve dhe në këtë mënyrë konsiderojmë që ka ndikuar tek të njëjtit për mënyrën e votimit . Ankesave u kanë bashkangjitur edhe fotografi si dëshmi”, thuhet në vendim.

Për shkelje të njëjtë LDK është dënuar edhe për veprimin e kryetarit aktual dhe kandidat për t’u rizgjedhur për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.