Prokurorja Rozelida Manastiri dhe Shefi i Divizionit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Bardhyl Haxhimustafa gjatë aksionit, Foto: KALLXO.com

Pas aksionit të sotëm në disa lokacione në Kosovë, Prokuroria në Gjilan thërret konferencë për media

Prokuroria e Gjilanit rreth orës 17:00 ka paralajmëruar konferencë për media pas aksionit të sotëm i cili u zhvillua në disa lokacione në Kosovë.

Aksioni policor, nën udhëheqjen e prokurorisë së Gjilanit u zhvillua në Gjilan, Gjakovë, Prizren, Pejë e në disa lokacione tjera ndërsa cak ishin fabrikat e mishit të cilat po dyshohen se kanë pranuar kafshë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga Serbia dhe përmes fshatit Karaçevë.

KALLXO.com gjatë ditës raportoi në lidhje me këto bastisje të cilat kanë ndodhur sot.

Aksioni i sotëm ka qenë vazhdim i atij të datës 18 shtator të muajit të kaluar, ku u arrestuan 33 persona mes tyre edhe 12 zyrtarë policor, u konfiskuan kafshë të dyshuara si të kontrabanduara dhe u rrënuan mbi 10 objekte të cilat funksiononin si kazino ilegale.

Pas aksionit në Karaçevë, bastisje në Pejë, Prizren e Gjilan në fabrika të mishit (FOTO)