Ilustrim

Pas aksidenteve me fatalitet, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, pas shtimit të aksidenteve fatale gjatë 24 orëve të fundit.

“Referuar aksidenteve fatale të raportuara deri tani, përfshirë aksidentin e djeshëm me datë 26.12.2021, ndermjet një veture dhe  një kamioni, në rajonin e Pejës, ku humbën jetën dy persona meshkuj kosovar dhe aksidentin e shkaktuar sot më 27.12.2021 në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë vozitësi e humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku jetën ka humbur një person i gjinisë femrore (pasagjere), Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik”, thuhet në njoftim për media.

Sipas Policisë, reshjet e shiut krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj kanë kërkuar  nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, e në veçanti këto me humbje të jetëve njerëzore. Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit. Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak humbje të jetëve njerëzore.

KALLXO.com mbrëmë raportoi për aksidentin me fatalitet që ndodhi në magjistralen Pejë-Prishtinë si dhe për aksidentin që ka ndodhur sot në Ferizaj.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shënuar 83 aksidente. Prej tyre 1 ka qenë më fatalitet dhe 32 aksidente janë shënuar me persona të lënduar. 50 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
https://kallxo.com/lajm/aksident-komunikacioni-ne-ferizaj-vdes-pasagjerja-36-vjecare/

.