Trepça

Pas 72 orë rregullohet lifti në minierën e Stantërgut

Janë dashtë më shumë se 72 orë, që të rikthehet në punë lifti që ishte prishur në minierën e Stantërgut të Trepçës.

Të enjten 62 minatorë kishin mbetur për disa orë të ngujuar në horizontin e 12 derisa kishin arritur që të dalin nga aty.

Ndërsa që nga ajo ditë, lifti i minierës së Stantërgut ka qenw i prishur, derisa është rregulluar vetëm sot, 72 orë më vonë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Nexhat Dedia, udhëheqës i minierës.

Shpëtohen 62 minatorë, ishin bllokuar në minierën e Stantërgut