Foto: REL

Pas 60 ditësh, hera e parë që në Kosovë nuk shënohet asnjë vdekje me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se sot asnjë qytetar i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur.

Sipas njoftimeve ditore të Ministrisë  së Shëndetësisë në Kosovë rasti i fundit kur nuk janë raportuar vdekje të personave të infektuar me COVID-19 ka qenë 9 gushti i këtij viti.

Që nga 9 gushti e deri më sot, kanë kaluar 60 ditë.

Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 965 persona me koronavirus.

Sipas MSh-së, në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 676.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 407 mijë e 966 doza të vaksinës.

Asnjë i vdekur, 30 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit