Pas 10 ditësh, gruaja e raportuar si e zhdukur u gjet e vdekur
07.1.2021 - 14:15
Sot rreth orës 11:50 në Shkodër është gjendur e mbytur në breg të liqenit, një 80 vjeçare.
Shtetasja shqiptare me iniciale F. K., banuese në fshatin Dobraç, ishte larguar nga banesa që në datën 29.12.2020, informon policia e Shkodrës.
Nga hetimet paraprake të policisë në trupin e saj nuk janë gjendur shenja dhune. Sipas policisë e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje/Oranews/