Asambleja Komunale e Prizrenit

Partneri i Haskukës në qeverisje lëshon mbledhjen e Asamblesë

Asambleja Komunale e Prizrenit është duke mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kryesuesin e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar mbledhjen pas propozimit të shefit të grupit të asamblistëve.

Haziz Hodaj, shef i grupit parlamentar të LDK-së, si dhe partner në qeverisjen e Haskukës ka kërkuar të shtyhet mbledhja e asamblesë.

Kjo kërkesë sipas Hodaj ka ardhur pasi partnerët nuk kanë diskutuar rreth propozimit të kandidatit për të udhëhequr asamblenë.

Ndërkaq, shefi i asamblistëve të AAK-së, Ilir Baldedaj ka deklaruar se kjo parti do të qëndrojë në sallë por nuk do të marrë pjesë në votim.

Shefat e grupeve të tjera u shprehën të gatshëm të vazhdojnë me seancën e asamblesë.

Komuna e Prizrenit sot pritet të zgjedhë kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Dorëheqja e kryesuesit të Asamblesë Komunale, Artan Abrashi, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka lënë Asamblenë Komunale pa kryesues.

Nga muaji nëntor Asambleja Komunale nuk ka mbajtur asnjë mbledhje.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi nga kjo mbledhje.

Kryetari i Asamblesë së Prizrenit fiton ulëse në Kuvend