Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Partnerët e koalicionit mblidhen nesër në Prevallë, e diskutojnë planin qeverisës

Partnerët e koalicionit LVV dhe LDK nesër do ta kalojnë gjithë ditën në një mbledhje në një nga hotelet e Prevallës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti e njoftoi kabinetin e tij për mbledhjen e nesërme, që pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Ai u bëri ftesë vartësve të tij, që të shtunën ta rezervojnë për mbledhjen e kabinetit qeveritar.

“Mbledhja e nesërme gjithëditore, ku draft-programi qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit tonë qeverisës në një plan të punës e të aksionit me të cilit do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës, votuar me 3 shkurt të këtij viti. Është mirë që të gjithë ministrat, i gjithë kabineti, 2 zëvendëskryeministrat ta lënë gjithë ditën e nesërme të lirë për këtë mbledhje shumë të rëndësishme”, tha Kurti para kabinetit të tij.

Ky takim i nesërm i partnerëve të koalicionit, nuk do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, por në një vend tjetër.

Zëvendëskryeministri nga radhët e LVV-së, Haki Abazi e ka konfirmuar për KALLXO.com se ky takim do të mbahet në një nga hotelet e Prevallës.

“Takimi i nesërm gjithë ditor i kabinetit qeveritar ka me u mbajtë në hotelin Sharr në Prevallë”, tha Abazi për KALLXO.com.

Abazi e ka konfirmuar se plani i punës veprues që pritet të diskutohet nesër, do të shkojë në Kuvendin e Kosovës pwr diskutim.