Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Partitë shqiptare në Mitrovicën Veriore bëhen bashkë për zgjedhjet lokale

Partitë shqiptare në Mitrovicën Veriore do t’i bashkojnë forcat në një listë zgjedhore për 17 tetor.

Kështu njoftoi përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën Veriore, Erden Atiq. Lajmin ai tha se do ta japin edhe përmes një konference për media duke filluar prej orës 16:00.

“Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matan urës së Ibrit (tek ish xhamia e urës së Ibrit), ku do të prononcohemi për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët: LVV, PDK, LDK, AKR, AAK, VAKAT, Shoqëria Civile, dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve pakicë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Mitrovicës Veriore udhëhiqet nga Lista Serbe, e cila fiton shumicën e votave në zgjedhje lokale.

Edhe në Artanë, komunë që drejtohet nga Lista Serbe, disa prej partive kryesore shqiptare do të bëhen bashkë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LVV dhe PDK dalin me një kandidat të përbashkët për Artanë

www.kallxo.com