PZAP - Foto: PZAP/Video

Partitë politike shlyejnë borxhet në PZAP për zgjedhjet parlamentare

Partitë politike kanë shlyer borxhet zgjedhjet parlamentare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërsa, për zgjedhjet lokale borxhet nga gjobat nuk i kanë paguar vetëm dy parti politike.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Mulë Desku kryetar i sekretariatit në PZAP.

“ Partitë Politike pothuajse i kanë paguar të gjitha borxhet që i kanë pasur në PZAP, për zgjedhjet parlamentare asnjë parti politike nuk ka borxhe, ndërsa për zgjedhjet lokale janë vetëm dy parti politike, të cilat kanë borxhe, “Alternativa” e ka një këst ta papaguar prej 3 mijë e 700 eurosh, por është në procedurë të pagesës dhe partia turke KTAP ka borxh prej 2 mijë e 200 eurosh e që në PZAP janë gjithsej 5 mijë e 900 euro nga këto dy parti”, ka thënë ai.

PZAP pa asnjë ‘ankesë’ nga Auditori