Partitë në Kuvend kërkojnë nga qeveria të gjejë zgjidhje për pensionistët kontributdhënës

Grupet parlamentare të partive politike kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të gjejë zgjidhje për njohjen e kontributeve të pensionistëve.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur debat parlamentar për pensionistët kontributdhënës.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e cila e ka iniciuar debatin, tha se pret nga të gjitha grupet ta bëjnë një zgjidhje për një rezolutë të përbashkët.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se partia e tij është që çështja e pensionistëve kontributdhënës të zgjidhet.

Sipas Selimit, kjo gjë nuk duhet të kërkohet nga kuvendi por nga qeveria, përmes një akti administrativ.

“Kemi të bëjmë me një udhëzim adminsitrativ, që s’e ndërron Kuvendi por në qeveri, këtë mund ta bëjë ministri. Nuk po kuptoj sepse edhe atëherë edhe sot deputetët e mazhorancës po kërkojnë që tu rekomandohet kjo qeverisë që ata e kanë zgjedhur. Nuk po e kuptoj çka po kërkohet nga kuvendi sot. Këtë thjesht mund të bëjë ministri”, tha Selimi.

Deputeti i tha koleges së tij nga AAK-ja Teuta Haxhiu se është drejtuar në adresë të gabuar.

“Nëse doni zgjidhje, atë ua bën qeveria juaj, jo kuvendi. Nuk shoh që me një rezolutë mund ta zgjidhim këtë problem”, tha Selimi.

Kurse, deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj tha se problemi për këtë qëndron se shteti i Serbisë e ka grabitur ish-fondin pensional të Kosovës.

“Sot e asaj dite, Serbia në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare këtë fond nuk e ka kthyer te prondarët, te qytetarët e Kosovës. LDK në vazhdimësi ka përcjell shqqetësimet e pensionistëve kontributdhënës”, tha ai.

Manaj shtoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

“LDK menon se Ministria e Punës dhe qeveria duht ti analizojë variantet më të mira që janë në favor të pensionsitëve kontributdhënës”, shtoi ai.

Ndërkaq, nga PDK-ja deputeti Fatmir Xhelili tha se kjo temë është komplekse.

Ai shtoi senë ligjet ekzistuese për pensionistët ka defekte dhe padrejtësi.

“Këto nuk zgjidhen me një rezolutë, me një qasje të njënashme për përcaktimin e kriterit. Ju kisha lut të përkrahim ministrin në reformën që e ka nisur në mandatin e kaluar”, tha ai.

Ndërsa, nga grupi parlamentar 6+ deputeti Albert Kinolli tha se e përkrahin angazhimin e deputetëve në këtë drejtim.

“Puna e tyre është stërzgjtur tash e sa vite. Duhet të bëhet kategorizimi i tyre. Ne si grup parlamentar e përkrahim por mendojmë se ka nevojë për plotësimin e rezolutës dhe në kohë optimale qeveria ta hartojnë ligjin për rregullimin e kësaj çështje mjaft sensitive, pa dallim”, tha ai.

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 24 juillet 2020