Foto: Facebook/ Ramush Haradinaj

Partisë së Haradinajt i bashkohen disa mjekë, profesorë e studentë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar anëtarët më të rinj të partisë së tij.

Në mesin e anëtarëve të prezantuar nga Ramush Haradinaj ka mjekë, profesorë, studentë e ekonomistë.

Sipas Haradinajt, këta anëtarë të rinj të AAK-së po e përkrahin konceptin për 100 për qind shtet, të cilin kjo parti po e përdor si slogan në këto takimi parazgjedhore.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadra që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektikë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit.

Nga sot, pjesë të vizionit të AAK-së do të jenë Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Visar Kokolli, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut; Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë; Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore; Fitore Havolli – Orientaliste; Muhamet Havolli – Shef prodhimi; Leonita Berkolli – Studente e informatikës; Betina Bytyqi – Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute; Granit Bllaca – Studentë i shkencave politike në Austri.

Mirënjohës për besimin!”.