Foto: REL

Partia e Vuçiqit fiton më shumë se gjysmën e ulëseve në Kuvendin e Serbisë

Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Partia Përparimtare Serbe, në zgjedhjet e sotme parlamentare ka fituar më shumë se gjysmën e ulëseve në Parlament.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e Vuçiqit ka fituar ndërmjet 61 dhe 63 për qind të votave, që përkthyer në ulëse i bie 187 nga 250 sa ka Kuvendi i Serbisë.

Partia Socialiste Serbe e Ivica Daçiqit ka fituar 32 ulëse, e ajo e Aleksandar Sapiqit 11.

Ulëse në Kuvendin e Serbisë kanë siguruar edhe katër parti të minoriteteve : Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – 9, Alternativa Demokratike Shqiptare – 4, Muamer Zokorliq – 3 dhe Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut – 2 ulëse.