Milaim Zeka - Arkiv

Rezultatet dëshpruese të Milaim Zekës

Partia Euroatlantike e Kosovës – PEK e drejtuar nga Milaim Zeka ka arritur t`i fitojë vetëm 0.13 përqind të vota, apo 1031.

Me këtë rezultat kjo parti mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%.

Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17% të votave.