Partia e Limajt synon rritjen e buxhetit në 3.5 miliardë euro

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate duke e prezantuar programin ekonomik të partisë së Fatmir Limajt dhe përkatësisht koalicionit NISMA- AKR- PDK, tha se do ta rrisin buxhetin e shtetit në 3.5 miliardë euro.

Sipas Krasniqit, janë disa hapa përmes të cilëve do të bëjnë rritjen e buxhetit të shtetit.

“Ne mendojmë që buxhetin ta rrisim në 3.5 miliardë përmes disa pikave. Prurja e investitorëve strategjik nga jashtë dhe brenda, ligji për investohet i cili do të ofroj lirim të tarifave për ata që investojnë për pesë vite. Pastaj do të bëjmë të bëjmë mbështetjen e sektorit privat, si promotor i zhvillimit ekonomik.”, tha në Debat Pernime.

Sipas përfaqësuesit të Nismës Socialdemokrate, janë disa sektor kyc në ekonomi të cilët do të kenë vëmendjen e shtruar nga qeverisja e kësaj partie.

“Deri më tani ne e kemi praktikuar ku deri më tani janë punësuar mbi 800 persona, pastaj luftimin e invazionit fiskal, ngritjen e pagës mesatare,  ulja e interesit për kredi për bizneset e vogla dhe të mesme, investimet në sektorin në bujqësi dhe agrobiznes, do ta rrisim në këtë sektor për 500 milionë euro”, deklaroi ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.