Partia e Drejtësisë në Vushtrri lë koalicionin me LDK-në, mbështet PDK-në rundin e dytë

Partia e Drejtësisë, dega në Vushtrri, e cila në rundin e parë të zgjedhjeve lokale ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ferit Idrizi, kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK ka thënë se PD-ja do t’i ofrojë mbështetje në rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor.

Partia e Drejtësisë  më 1 shtator kishte zyrtarizuar koalicionin me LDK-në me të cilën kanë garuar edhe në listë të përbashkët.

Zyrtarimi i koalicionit të PD-së me LDK-në për rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, 1 shtator 2021. FOTO: Facebook

PDK në Vushtrri deri më tani ka zyrtarizuar marrëveshje bashkëpunimi me AAK-në, KDTP-në dhe Nismën Socialdemokrate.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të mbështesë asnjërin nga kandidatët në balotazh për kryetar të Vushtrrisë.

Rundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë çoi në balotazh  kryetarin aktual të Vushtrrisë dhe njëherësh kandidatin e LDK-së për kryetar, Xhafer Tahirin dhe atë të PDK-së, Ferit Idrizi.

Balotazhi në Vushtrri i lë partitë politike në udhëkryq

www.kallxo.com