Foto: Ilustrim

Partesh, arrestohet i dyshuari pasi rrahu nënën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Partesh.

Në këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka rrahur nënën e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.