Parregullsi në numërime, në Drenicë u hiqen votat kandidatëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), më 6 tetor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në komunën e Drenasit arriti t’i marr mbi 5% të votave, apo 1 mijë e 324 vota, ndërsa ajo doli si forca e dytë më e votuar në nivel vendi.

Në shkollën fillore “Rasim Kiçina” në qendër të Drenasit, përkatësisht në qendrën e votimit 0301E vendvotimi 01R, LDK mori 24 vota nga 381 sa ishin në total vota të vlefshme në këtë vendvotim.

Por, KALLXO.com zbuloi se në numërimin e votat e kandidatëve për deputetë nga LDK nuk ishin përshkruar në formularin e rezultateve të kandidatëve.

Në këtë formular kur ishin numëruar votat, asnjë kandidat i kësaj partie nuk kishte marr vota.

Por, ndryshe doli të jetë kur në këtë vendvotim u bë rinumërimi.

31 kandidatë për deputetë nga 110 sa ishin nga LDK, kishin marr vota në vendvotimin 0301E/01R.

Në tabelën e më poshtme janë renditur të gjithë kandidatet të cilët gjatë numërimit nuk kishin vota ndërsa gjatë rinumërimit kishin vota.

Në këtë shkollë, kur u numëruan votat kryesues ishte, Kujtim Sejda ndërsa anëtarë ishin, Fatime Kastrati, Teuta Haxhiu, Lulzim Rrukiqi dhe Arizona Ferizi.

Ndërkaq, në rinumërim të vendvotimit 0301E/01R ishin, Mevlide Osmani- Jahiri, kryesuese dhe anëtarët Ensar Fejziu, Qendresa Rizani, Mirlinda Mazreku dhe Driton Osmani.

Ndonëse në numërimin e votave kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani nuk kishte asnjë votë, kur u rinumëruan ato ajo mori 19 vota.

Vota pas rinumërimit mori edhe kandidati për deputet i kësaj partie, Kujtim Gashi, 5 gjithsejtë, ndonëse në herën e parë të numërimit, ai nuk kishte marr fare vota në vendvotimin 0301E/01R.

Nga 5 vota pas rinumërimit morën edhe dy kandidatet për deputetë, Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku megjithëse ata në herën e parë kur u numëruan nuk kishin marr vota.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe me 27 kandidatë të tjerë të LDK të cilëve iu shtuan votat pasi u rinumëruan ato në vendvotimin e 01R në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vjosa Osmani 000 019
Kujtim Shala 000 005
Avdullah Hoti 000 005
Lumir Abdixhiku 000 005
Anton Quni 000 007
Lirije Kajtazi 000 001
Besian Mustafa 000 003
Doruntine Maloku- Kastrati 000 001
Ismet Beqiri 000 001
Valon Murtezaj 000 006
Arban Abrashi 000 005
Besa Gaxherri 000 001
Vlora Dumoshi 000 002
Florian Dushi 000 001
Fatmir Rexhepi 000 001
Muhamet Hamiti 000 002
Xhavit Rexhaj 000 004
Vlora Limani- Hajnuni 000 001
Flutura Beka- Kamberaj 000 002
Imet Rrahmani 000 001
Naser Rugova 000 001
Brikenda Kryeziu 000 001
Kumrije Sahiti 000 001
Ilir Tasholli 000 002
Brahim Selimaj 000 004
Kujtim Prekazi 000 001
Faik Zekaj 000 001
Haki Demolli 000 004
Marigona Geci 000 003
Fetah Rudi 000 003
Artan Gjokaj 000 002

 

KALLXO.com do të vazhdoj publikimin e të gjitha numërimeve dhe rinumërimeve nga të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimeve.