Parlamenti ukrainas shkruan për medaljen e Presidentes Osmani për gratë e Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës ka shkruar për medialjen që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë për gratë e Ukrainës.

Parlamentit ukrainas theksoi se në forumin “Gratë, paqe, siguri” në Kosovë, i cili mblodhi më shumë se 500 pjesëmarrës nga 33 vende, gratë ukrainase morën një medalje për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit.

Një lajm të tillë të ditur për Parlamentin e Ukrainës e bëri të ditur deputetja e Popullit të Ukrainës, Yevgenia Kravchuk, e cila edhe e mori këtë çmim në emër të të gjitha grave të Ukrainës.

“Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë” – ka thënë Kravchuk.

Tutje, kjo e fundit u tha se kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet gra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

Tutje, Kravchuk gjatë kohes sa mori çmimin nga Osmani citohet të ketë thënë se ka mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre.

“Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: Ne duhet të fitojmë. Ne do të fitojmë” – citohet të ketë thënë ajo.

Osmani dje gjatë ditës, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet me iniciativë të saj, ka dekoruar gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Kosova që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë ka strehuar një grup grash gazetare nga Ukraina dhe të cilat sipas Presidentes Osmani janë zëri i të vërtetës që po ngjet atje. Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është rreshtuar me botën demokratike me sanksionet kundër Rusisë dhe duke ofruar përkrahje të shumanshme nda Ukrianës.

Medalja Presidenciale e Meritave u është ndarë grave ukrainase me motivacionin për vlera njerëzore, sakrificën për atdheun e tyre dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë.

Organizuar nga Zyra e Presidentes se Republikes se Kosoves dhe Ministria e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, mbeshtetur nga EULEX.

Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale gratë e Ukrainës për kontribut në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë