Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në konvikte
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës (PSUP) ka kundërshtuar vendosjen e refugjatëve afganë në konvikte.
Ata kanë thënë se nga ana e mediave kanë marrë informacion se këta refugjat do të vendosen në Qendrën e Studentëve.
“Ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe”, thuhet në postimin e PSUP-së.
Të njëjtit kanë shprehur shqetësim për anashkalimin që po e marrin nga institucionet përkatëse.
“Nuk e kemi pranuar as edhe një informacion nga institucionet përkatëse për këtë gjë dhe kjo nuk është hera e parë që organi më i lartë i studentëve po anashkalohet”, thuhet nw reagimin e tyre.
PSUP i ka bërë thirrje ministrisë që të anulojë këtë iniciativë.
Sipas tyre, nëse nuk bëhet një gjë e tillë do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët e UP-së.
“Ne jemi absolutisht për pranimin e refugjatëve afganë në Republikën e Kosovës, pasi që ashtu siç e kemi traditën e kulturën, asnjëherë nuk i kthejmë mbrapa njerëzit në nevojë. Madje, vet historia na rikujton që edhe ne ishim në lëkurën e tyre gjatë Luftës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.